Ferizaj ka arritur fitoren e parë në shtëpi

Ferizaj ka arritur fitoren e parë në shtëpi

Sot në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll janë zhvilluar edhe dy ndeshje.

Ferizaj ka arritur t’i fitoj tri pikët e para në shtëpi, duke mposhtur Flamurtarin me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Adonis Shala, në minutën e 27-të.

Ferizaji me këtë fitore renditet e 10-ta në tabelë, me 12 pikë aq sa ka edhe Flamurtari që renditet një pozitë më lartë.

Edhe Gjilani ka arritur fitore kundër Vushtrrisë, duke siguruar tri pikë. Rezultati i ndeshjes ishte 3:1. Golat për Gjilanin i shënuan Keita Razak (18′), Halili (43’) dhe Gerhard Progni (78′). Ndërsa, golin e vetëm për Vushtrrinë e shënoi Bashkim Shala në minutat e fundit të ndeshjes./21Media