Prezantohen mundësit e investimeve në Gjilan për bizneset e diasporës

Prezantohen mundësit e investimeve në Gjilan për bizneset e diasporës

Komuna e Gjilanit në Konventën me Bizneset e Diasporës, e cila është mbajtur për dy ditë me radhë, ka prezantuar mundësitë për investimet në këtë komunë.

Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, tha se kjo konventë ka qenë rast i mirë krijimin e lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar në ngritjen ekonomike të Gjilanit dhe Kosovës.

Në ngjarjen e cila ka mbledhur shumë biznese të diasporës, janë paraqitur bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat e zgjedhura të Kosovës në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime.

Drejtoresha e DZHE në Gjilan njoftoi se vizitat në terren do të organizohen për diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e kësaj komune dhe të Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të Kosovës.

Në konventë u tha se sektorë të shumtë të industrisë në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit, cilësinë e produkteve dhe janë të gatshme për eksport./21Media