Lufti Haziri ka përcjellur për së afërmi punimet në këtë lagje

Lufti Haziri ka përcjellur për së afërmi punimet në këtë lagje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me përfaqësuesit e shoqatave që merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe ata të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, ka vizituar punimet në ndërtimin e lagjes së re për fëmijët jetim, nënat dhe pleqtë e pambrojtur, e cila ka filluar së ndërtuari me donacion të Kuvajtit në vlerë prej 2 milionë dollarësh.

“Dy objektet e para janë duke u ndërtuar, ndërsa do të ndërtohen 11 objekteve të shtrira me infrastrukturë rekreative, profesionale, duke përfshirë edhe shkollimin për fëmijët me nevoja të veçanta dhe jetimët në mënyrë që të integrohen në një lagje. Shpresojmë se në një afat rekord do të përfundoj ky projekt”, ka thënë  Haziri.

Sipas Hazirit, për herë të parë në republikën e Kosovës po iu ofrohet zgjidhje e përhershme të gjitha kategorive.

“Kjo lagje do ta ketë stafin profesional, mjek, mësues dhe mbi të gjitha do të ketë ambient familjar për të jetuar përkundër vështirësive që i kanë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Menaxheri i projektit, Samir Salihu, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mbështetjen e madhe, duke shtuar se ndihet krenar që po i krijohen kushte për njerëzit fëmijët, nënat dhe pleqtë e pambrojtur.