Gjilani me një shërbim të veçantë në spitalin rajonal

Në dispozicion shërbimi modern në Gjilan

Nga sot qytetarët e Gjilanit do të kenë në dispozicion një shërbim modern që do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave dhe nevojave emergjente në spitalin e tyre.

Kështu është shprehur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli pas përurimit të objektit i cili kushtoi afër 200 mijë eurosh.

Ministri tha se “këto janë bërë të mundura falë luftës së madhe kundër korrupsionit që kemi bërë këto dy vjet në shëndetësi”.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se edhe ky investim është bërë në vazhdën e përmirësimit të kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.

Tani pacientët kanë një shërbim shumë më të mirë shëndetësor“, tha Nisret Hajrullahu, drejtor i Spitalit të Gjilanit po ashtu ka falënderuar ministrin Ismaili dhe drejtorin Sejdiu për mbështetjen e madhe për ta realizuar këtë projekt./21Media

 

 

 

 

 

Back to top button