Gjilani nuk e ndërpret grevën

“Komuna e Gjilanit fton Qeverinë dhe SBASHK’un që të reflektojnë në mënyrë urgjente”

Komuna e Gjilanit ka sqaruar opinionin se nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve, por ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe SBASHK-un që urgjentisht ta gjejnë zgjidhjen me qëllimin që të fillojë mësimi.

Pas një lëshimi në kumtesën paraprake të komunës së Gjilanit, ishte menduar se në këtë komunë do të ndërpritet greva, megjithatë kjo nuk do të ndodhë.

“Komuna e Gjilanit në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton Qeverinë dhe SBASHK’un që të reflektojnë në mënyrë urgjente sepse çdo orë e humbur për nxënësit është humbje e madhe”, bëhet e ditur në kumtesën e komunës.

SBASHK- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kishte njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga.

Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga 14 janari kanë hyrë  në grevë.

Back to top button