Gjilani mbetet në vendin e dytë

Gjilani mbetet në vendin e dytë

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të, në Superligën e Kosovës.

Gjilani arriti fitore bindëse kundër Ferizajt, me rezultat 4:0. Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Fiton Hjdari, i cili shënoi Hat-Trick. Gol për Gjilanin shënoi edhe Tomislav Busic.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani ka 27 pikë dhe gjendet në vendin e dytë, vetëm dy më pak se lideri, Ballkani.

Flamurtari arrti fitoren e parë pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore. Stullkau shënoi në minutën e 76-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Ndeshja përfundoi 1:0./21Media