Gjilani dy ndeshjet e radhës do t’i zhvilloj jashtë stadiumit dhe pa pranin e tifozëve

Gjilani dy ndeshjet e radhës do t’i zhvilloj jashtë stadiumit dhe pa pranin e tifozëve

Gjilani ka vendosur ta zhvillojë në Drenas duelin ndaj Trepçës ’89, pas dënimit nga Komisioni Disiplinor. Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një njoftimi për media.

Klubi e ka pranuar dënimin dhe dy ndeshjet e radhës do t’i zhvilloj jashtë stadiumit dhe pa pranin e tifozëve.

“Sport Club “Gjilani”, ju njofton se ditën e djeshme ka pranuar dënimin e vendosur nga Komisioni Disiplinor, i Federatës së Futbollit Kosovës, që dy ndeshjet e radhës të parapara të zhvillohen në Gjilan, ku skuadra jonë detyrohet që këto dy ndeshje ti zhvilloj jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, të Gjilanit dhe pa praninë e tifozëve”, shkruan në njoftimin e klubit.

Gjilani dy ndeshjet e radhës do t’i luaj në stadiumin e Feronikelit.

“Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës 89′, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga, Klubi i Futbollit “Feronikeli”, që ndeshjen kundër ekipit mitrovicas ta zhvillojmë në stadiumin e tyre, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta”, njofton Gjilani.

Ndeshja, mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, zhvillohet ditën e diel, me fillim nga ora 14:00, e vlefshme për javën e 13-të kampionatit, në Ipko Superligëln.