Idrizi premton ndërtimin e objektit, por në një periudhë afatgjate

Idrizi premton ndërtimin e objektit, por në një periudhë afatgjate

Sonte në kuadër të emisionit “Debat Përnime” kandidatja e PDK-së në Mitrovicë për balotazhin e 19 nëntorit, Valdete Idrizi, shpalosi plan programin e saj.

Duke folur për gjendjen e Gjimnazit “Frang Bardhi” në këtë komunë,  i cili i ka 1800 nxënës, Idrizi premtoi se do të punojnë për anekset e tyre por tha se nuk mund të premtojë menjëherë ndërtimin e një objekti të ri pasi që është një investim i madh, shkruan rtv21.tv

“Kur kemi mendu se na kanë paraqit këtë problem qytetarët dhe mësimdhënësit, ajo çfarë kemi thanë është që të punojmë në anekset e tyre sepse nuk po munden me akomodu s’po mundet me u mbajt mësimi si duhet kur është e mbingarkume. Mirëpo ajo çka do të bëjmë në afatgjatë është ndërtimi ose një ndërtim shumë i ri i përhershëm, mirëpo deri tash në dyvjeçarin e ardhshëm veç anekse edhe renovim sepse nuk mund të premtoj menjëherë sepse është një investim shumë i madh”, tha ajo.

Ndërsa premtoi se në vitin 2018 do të fillojë renovimi për shkollën e muzikës dhe deri në fund të vitit edhe do të realizohet ky projekt.

Ndryshe, kujtojmë se Valdete Idrizi në balotazh garon kundër kandidatit Agim Bahtiri nga AKR i cili nuk mori pjesë në “Debat Përnime”. Në rundin e parë të zgjedhjeve Valdete Idrizi mori 29,45 për qind apo 9,119 vota, ndërsa Agim Bahtiri mori 27,11 për qind apo 8,939 vota./21Media