Gjini-Hotit: Mos pshtjell palidhje

Gjini e ka pyetur Hotin e a është i gatshëm ai bashkë me Mustafën t’i zgjidhin problemet e Kosovës?

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i është drejtuar ashpër shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, i cili dje kishte shkruar katër pika për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurse, Gjini përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur Hotin se a është i gatshëm ai bashkë me Isa Mustafën t’i zgjidhin problemet e Kosovës.

“Heu bre Avdullah Hoti! A je i bindur vet, se ti e Isa i zgjidhni problemet e Kosoves? Hell!! Nuk është zhdërvjelltësi politike mos me u përgjegj a duhet të pezullohet taksa a jo! Është shpërshfaqje e një pezevengu. Pezeveng i pafuqishem e i padenjë! Thuaj bile një herë çka po mendon! Mos pshtjell palidhje. Kështu nuk binden qytetarët me ta lënë ty në dorë fatin e tyre, apo të Kosovës”, ka shkruar mbrëmë Gjini në facebook.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli para disa ditësh ka pritur në takim të përbashkët Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin. Në takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës. /21Media 

Back to top button