Të lumtura pranë fëmijëve

Të lumtura pranë fëmijëve

Dy këngëtaret e mirënjohura shqiptare, Gjira Kajtazi dhe Argjentina Ramosaj, përveç se ndajnë të njejtin profesion, gëzojnë edhe raporte të mira shoqërore. Sa i përket anës profesionale, kujtojmë se në vitin 2014, dy artistet kishin sjellë këngën “Deja Vu”, që ishte pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

Të dy artistet janë mike të mira prej kohësh. Ato u takuan sot dhe realizuan një fotografi të bukur me djemtë e tyre. Këtë fotografi të ëmbël, Gjira e publikoi në Instagram, transmeton rtv21.tv

“…me Maëlin & Noah, sot dulem me pi kolaaaaa”, shkroi artistja krahas fotografisë, duke iu atribuar një pjesë të këngës “Deja Vu”.

Kujtojmë se Gjira jeton në Gjermani, por qe disa javë po qëndron në Kosovë për pushime./21Media