Sa kilogramë ka shtuar Gjira gjatë shtatzënisë?

Sa kilogramë ka shtuar Gjira gjatë shtatzënisë?

Artistja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Gjira Kajtazi në muajin mars u rikthye në skenën muzikore pas dy vjetësh pauzë. Gjira publikoi këngën “AUA” vetëm në versionin audio, por që arriti të pëlqehet shumë nga audienca, përcjellë rtv21.tv

Krahas rikthimit të saj në skenën muzikore, artistja shqiptare gjeti kohë të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku numëron me mijëra ndjekës.

Përveç që befasoi publikun me rikthimin e saj në muzikë, Gjira habiti të gjithë përgjatë muajit janar të këtij viti kur zbuloi që ishte shtatzëne. Gjira tanimë është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe pritet të lind një djalë.

Duke qenë kështu në ditët e fundit të shtatzënisë, artistja ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave të saj. Fansat kësaj here u interesuan më shumë për jetën private të artistes, e cila jo shpeshherë preferon ta bëjë publike, përcjellë rtv21.tv

Në pyetjen se përse asnjëherë nuk publikon fotografi të babait të foshnjës, Gjira u deklarua që nëse e mbanë jetën private, atëherë ke një jetë më të lumtur.

Artistja gjithashtu tregoi që gjatë shtatzënisë ka shtuar 17 kilogramë si dhe do të dëshironte që foshnja në dukje t’i ngjante babait, por në karakter asaj.

Gjira nuk nguroi të flasë edhe për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në skenën muzikore, ku cilësoi që rep-artistet tanimë e kanë më të lehtë të depërtojnë me rep, sesa në vitin 2012.

“Aua” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 3 mars dhe që deri më tani numëron mbi 106 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media