Gjiri i Piranës, “mollë sherri” mes Kroacisë dhe Sllovenisë

Lubjana protestë Zagrebit

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karll Erjavec, ka njoftuar se Lubjana do ti dërgoi një notë proteste Zagrebit, për shkak të incidenteve të fundit në Gjirin e Piranës.

Siç raportuan mediat në rajon, nota diplomatike e protestës Zagrebit i është dorëzuar sot, për shkak të hyrjes së anijeve kroate të peshkimit dhe intervenimit të policisë kroate në pjesën e Gjirit të Piranës, i cili pretendohet nga të dy palët, shkruan rtv21.tv

Erjavec tha se është i mendimit se ngjarjet e fundit dëshmojnë për një nervozë në rritje e sipër në Kroaci. Siç dihet, javën e kaluar Gjykata e Arbitrazhit në Hagë mori vendimin sipas të cilit Sllovenisë i takon tri e katërta e Gjirit të Piranës, krahas korridorit që i siguron qasje në det të hapur.

Gjatë fundjavës, mediat raportuan për dy incidente në Gji, për të cilat u fajësua pala kroate, ndërsa Zagrebi zyrtar këmbënguli si anijet patrulluese të policisë sllovene tri herë kanë shkelur vijën ndarëse mes dy vendeve në det./21Media

Back to top button