Ngadalë por sigurt, mangësitë që i notoi UEFA për “Telekom Arenën”, po zgjidhen

Ngadalë por sigurt, mangësitë që i notoi UEFA për “Telekom Arenën”, po zgjidhen

Punëtorët po e vendosin kobaltin në hapësirat ku duhet të vendosen automjetet me të cilët do të kryhet transmetimi i ndeshjes më të madhe futbollistike. Real Madridi dhe Mançester United, ndeshjen e UEFA, Super Kupës do e luajnë në Shkup, për shkak se të gjitha vërejtjet që i ka dhënë UEFA, do të zgjidhen deri më 21 korrik, ku në atë datë është caktuar edhe kontrolli i fundit, tha drejtori i Shoqërisë Aksionare për menaxhimin me hapësirë banesore dhe afariste, Cvetko Grozdanov.

“Ne këtu gjendemi para TV kobaltin për të cilin një kohë të gjatë kemi thënë se kemi pasur ndërprerje të dinamikës së ndërtimit të TV kobaltit ndërsa sot po shihni se po betonohet, gjë që është në fazën përfundimtare dhe me këtë përfundon TV kobalti i cili do të jetë në realizim total në Super Kupën”, tha Cvetko Grozdanov, drejtor i SHAMHBA.

Në lidhje me ndriçimin, Grozdanoc tha se tashmë kanë fituar certifikatë si dhe plani i dorëzuar për evakuim, është pranuar nga ana e UEFA-së.

“Tani po bëhet montimi i njësive të jashtme të klimave të cilat sot kanë arritur dhe do të montohen. Pjesa tjetër do të arrijë ditët e ardhshme, e me këtë të gjitha do të montohen. Mbetet edhe Telekom ta kryej vendosjen e internetit dhe IT mjeteve, ndërsa një pjesë e tyre janë vendosur plotësisht, ndërsa pjesa tjetër janë montuar e më pas do të bëhet edhe testimi”, u shpreh Grozdanov.

Për Super Kupën, ngjarja më e madhe futbollistike në Maqedoni, Qeveria së bashku me FFM-në,i  kanë siguruar paratë , por një shumë shumë më të vogël se 2 milion euro, që i kërkoi shoqëria aksionare për menaxhimin e hapësirave banesore dhe afariste.

“Qeveria dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, kanë siguruar 260 mijë euro për përfundimin e stadiumit sipas standardeve botërore, deri më 8 gusht kur duhet të mbahet ndeshja mes Real Madridit dhe Mançester United”.

Komisioni i UEFA-së për herë të fundi më 10 qershor në Shkup ka notuar 18 vërejtje, t cilat duhet të zgjidhen deri në inspektimin e radhës – 21 korrik. Ndeshja e madhe mes Real Madridit dhe Mançester Jundajtet do të mbahet më 8 gusht, raporton TV21./21Media