Nesër përballen Kosova dhe Anglia

Nesër përballen Kosova dhe Anglia

Nesër me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë, në stadiumin e Southampton. Kosova dhe Anglia do të luajnë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Sot, lojtarët e kombëtares kanë udhëtuar drejt Anglisë.

Ndërsa, nga ana tjetër, anglezët po mundohen maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Policia angleze përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se gjithçka është gati për ndeshjen e nesërme.

“Me ndihmën e kolegëve tanë me katër këmbë do të punojmë shumë për ta bërë një natë të sigurt për të gjithë fansat në St.Mary.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të dyja skuadrat janë duke kaluar në një formë tejet të lartë, ndërsa të dyja vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve të arritura ditën e shtunë.

Kosova mundi Çekinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, ndërsa Anglia mposhti Bullgarinë lehtësisht 4:0. Anglia nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet kualifikuese (qoftë evropian apo botëror) që nga tetori i vitit 2009, asokohe u mposht nga Ukraina me rezultat minimal.

Që nga ajo kohë, ekipi i Gareth Southgate ka luajtur 42 ndeshje kualifikuese – duke marrë 33 fitore dhe 9 barazime./21Media