Çka do të përmbajë AMA 2018

Çka do të përmbajë AMA 2018

Ceremonia e ndarjes e çmimeve American Music Awards është vetëm pak orë nga transmetimi i saj, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja Taylor Swift do ta hap mbrëmjen, që njëherësh është edhe performanca e parë në këtë ceremoni pas gati tre vitesh.

Cardi B si dhe Drake që të dy artistët janë të nominuar në tetë kategori, përderisa Ed Sheeran dhe Post Malone që të dy janë të nominuar në gjashtë kategori ndërsa këngëtarja Camila Cabello ka pesë nominime.

Përvec performancave që do të bëhen është planifikuar edhe të mbahet një shfaqje përkujtimore për artisten Aretha Franklin.

Ndërsa do të prezantojnë të gjithë nga Lenny Kravitz, Macaulay Culkin dhe Sara Gilbert tek Amber Heard, Vanessa Hudgens, Taran Killam dhe Leighton Meester, shkruan rtv21.tv

Gjithashtu të vendosur për të prezantuar nominime janë: Heidi Klum, Busy Philipps, Evan Ross dhe Ashlee Simpson-Ross, John Stamos, Kelsea Ballerini, Tyra Banks, Kane Brown, Chloe x Halle, Lauren Daigle, Billy Eichner, Kathryn Hahn, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line, Thomas Rhett, Amandla Stenberg, The Chainsmokers, Constance Wu përfshirë Rami Malek, Joseph Mazzello dhe Gwilym Lee./21Media