Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të Ligës së Kampionëve

Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të Ligës së Kampionëve

Shorti për Ligën e Kampionëve, do të mbahet sot me fillim nga ora 18:00.

Pjesë e këtij shorti do të jenë 32 skuadra, të ndara në 4 vazo.

 

Si do të ndahen grupet?

Një grup do të përbëhet nga katër ekipe, nga çdo vazo do të zgjedhet një ekip.

Megjithatë ka disa rregulla, ekipet nga i njëjti shtet nuk mund të jenë në të njëjtin grup. Po ashtu, ekipet nga Rusia dhe Ukraina nuk lejohen të përballen me njëra tjetrën.

“Lojtari më i mirë”

 

Gjatë shortit do të japin çmime për performancat më të mira të sezonit të kaluar.

Ndër të tjerash do të zgjedhet edhe “Lojtari më i mirë”.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve, do të fillojnë me datën 17 dhe 18 shtator./21Media