Gjithë ditën pa rrymë, ja çfarë thotë KEK-u
2 Mars 2018
Njësia B2 e TCB-së ka dalë nga sistemi
Njësia B2 e TCB-së ka dalë nga sistemi
Nga mëngjesi i sotëm njësia B2 e Termocentralit Kosova B, ka dalë nga sistemi duke krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike.
Si pasojë, një pjesë e madhe e vendit ka mbetur pa energji elektrike.
Ekipet e mirëmbajtjes së KEK-ut po bëjnë përpjekje që kjo njësi të kthehet në punë brenda një afati rekord që parashihet sonte pas orës 20:00, ka njoftuar KEK-u./21Media