Ndotja e ajrit është vrasës i padukshëm

Ndotja e ajrit është vrasës i padukshëm

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ajrit të ndotur mund të lidhet me aftësinë njohëse, sugjerojnë studimet e reja. Shkencëtarët besojnë se ndikimi i dëmshëm rritet me moshën dhe substancat e dëmshme ndikojnë më shumë te burrat me arsim të ulët.

Studiuesit amerikanë dhe kinezë gjurmuan 20.000 njerëz në Kinë për katër vjet. Ata besojnë se rezultatet e studimit janë të rëndësishme për të gjithë botën – 80% e popullatës në botë merr ajër me një përqindje të lartë të grimcave të dëmshme.

Studimi, i cili përfshinte studiues në Universitetin e Pekinit dhe Yale në SHBA, ekzaminoi nivelet e dyoksidit të squfurit, dyoksidit të azotit dhe grimcave më të vogla se 10 mikro-centimetra në diametër, në vendet ku banonin subjektet.

Studimi nuk adresoi nivelet e monoksidit të karbonit, ozonit dhe grimcave më të mëdha.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ndotja e ajrit është vrasësi i padukshëm – vlerësohet se shtatë milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të ndotjes.

Ndotja e ajrit rrit edhe rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes Alzheimer dhe formave tjera të demencës, pohojnë studiuesit.

Në hulumtim morën pjesë pjesëtarët e dy gjinive, ndërsa personat më të ri ishin të moshës 10-vjeçare.

Studimi i kryer ndërmjet viteve 2010 dhe 2014 përfshinte 24 pyetje nga matematika dhe 34 pyetje për njohjen e botës.

Edhe rezultatet e mëhershme kanë treguar se ndotja ndikon negativisht në aftësitë njohëse.

Konsiderohet se shumë ndotës ndikojnë direkt në sistemin kimik të trurit në mënyra të ndryshme, duke rritur rrezikun nga sëmundja e depresionit. Ndotja e ajrit ishte shkaktari i vdekjes së 4.2 milionë njerëzve në vitin  2016.

91% e popullsisë jeton në vende ku indeksi i kualitetit të ajrit është më i lartë sesa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). 14 qytete në Indi ndodhen në mesin e 20 qyteteve më të ndotura në botë dhe 9 ndër 10 vetë në botë marrin frymë në ajër të ndotur.

Një nga arsyet që hulumtimi ka treguar ishte se burrat e moshuar pa një diplomë kolegji janë më të ekspozuar ndaj ndotjes, pasi ata punojnë jashtë.

Autorët vunë në dukje se në 98% të qyteteve me më shumë se 100.000 banorë, niveli i ndotjes së ajrit është më i lartë sesa përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit.