Inspeksioni i Komunës së Prishtinës po vazhdon me gjoba

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës po vazhdon me gjoba

Drejtoria e Inspeksionit te Komunës së Prishtinës po vazhdon të shqiptojë gjoba bizneseve të cilat nuk janë në përputhje me rendet e ligjit.

Ndërsa sot, ka gjobitur bizneset të cilat i vendosin tavolinat në hapësira gjelbëruese, gjoba përfshin një shumë prej 100 euro.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se si është gjobitur një biznes pasi ka vendosur tavolinat në hapësira gjelbëruese./21Media