PDK e para, Lista Serbe e dyta

PDK e para, Lista Serbe e dyta

Subjektet politike që janë në garë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes dhe ankesave të shumta janë gjobitur me mbi 154 mijë euro.

Për nga shifra e gjobave të shqiptuara prinë PDK-ja, pastaj Lista Serbe, e pasuar nga LDK-ja, koalicioni AAK-PSD dhe Nisma Socialdemokrate.

Kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku tha për kp, se gjatë kësaj fushate zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkelje të Kodit të Mirësjelljes, shuma totale e gjobave arrin vlerën e 154 mijë e 450 euro.

“Deri më tani Partia Demokratike është gjobitur me 52 mijë e 900 euro, Lidhja Demokratike është me 32 mijë e 700 euro, Lista Serbe me 36 mijë e 100 euro. Pastaj AAK-PSD me 28 mijë e 800 euro, Nisma me 2500 euro, dy subjekte të vogla minoritare njëra është dënuar me 250 euro, ndërsa tjera me 1200 euro. E theksova më herët shuma totale e gjobave deri më tani është 154 mijë e 450 euro”, deklaroi Desku.

Sipas Deskut, natyra e shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes nga subjektet politike gjatë fushatës përPDK e parafshinë shfrytëzimin e autoriteti zyrtar, shfrytëzimin e shesheve, përdorimin e fëmijëve në fushatë etj.

“Gjobat që janë shqiptuar nga subjektet politike nga PZAP për këto shkelje si për përdorim të fëmijëve, si për vendosje të postierëve, për shfrytëzim të autoritetit zyrtar në njëfarë mënyrë të votave, shfrytëzimin e shesheve, vendosjeve e tendave në këto sheshe, nxitja e urrejtjes këto janë disa nga natyrat për të gjitha këto shkelje të Kodit të Mirësjelljes që PZAP ka shqiptuar gjoba”, tha Desku.

Sipas tij, edhe në këtë fushatë zgjedhore e cila do të përfundojë sot janë shfrytëzuar fëmijët dhe PZAP, ndaj kësaj shkelje ka shqiptuar 16 mijë gjoba, derisa janë pranuar 8 ankesa nga organizatat joqeveritare.

“Disa parti i kanë marr fëmijët e tyre në këto fushata dhe kjo është e ndaluar dhe në këtë rast kanë bërë shkelje në kodin e mirësjelljes dhe ato parti apo subjekte politike janë gjobitur nga paneli…I kemi pasur 8 ankesa 5 kanë rezultuar me gjoba, 3 janë refuzuara…5 i ka paraqitur BIRN ndërsa 3 i ka paraqitur KDI, 3 ankesa kanë rezultuara me gjoba të cilat i ka paraqitur BIRN, kurse 2 kanë rezultuar me gjoba që i ka paraqitur KDI. Shuma totale që i referohet këtij keqpërdorimi është 16 mijë euro”, tha ai.

Sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku deri tani janë paraqitur 104 ankesa, prej tyre 60 janë shqyrtuar, 37 kanë rezultuar si të bazuara, 23 janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa 44 ankesa janë në shqyrtim e sipër.

Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, ka deklaruar se gjatë fushatë zgjedhore në vitin 2017, gjobat e shqiptuara kanë mbetur pa u paguar më pak se 5000 euro janë të papaguara, prej dy subjekteve Alternativa dhe Partia Turke.