Gjonaj i Hasit do të përfitojë nga investimet e MKRS-së

”Ministria do të investojë në Gjonaj, me qëllim që KF “Drini i Bardhë” të këtë hapësirën e duhur për zhvillimin dhe masivizimin e sportit”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga deputeti Nezir Çoçaj, vizituan Klubin Futbollistik “Drini i Bardhë” në Gjonaj të Hasit, me ç’rast bisedoi për sfidat dhe problemet infrastrukturore me të cilat përballet klubi hasjan me traditë shumë vjeçare.

Sipas një komunikate të MKRS-së, mungesa e një fushe sportive për përgatitjen e lojtarëve, por edhe për zhvillimin e garave e ndeshjeve si dhe organizimi i turneve ishte brengë e sportdashësve të këtij lokaliteti.

Ministri Gashi u zotua se ministria e sportit dhe ai vet si ministër do të angazhohen që gjatë këtij viti të fillojnë të investojmë në rregullimin e fushës sportive të fshatit Gjonaj.

“Ministria do të investojë në Gjonaj, me qëllim që KF “Drini i Bardhë” të këtë hapësirën e duhur për zhvillimin dhe masivizimin e sportit dhe aktivizimin e të rinjve të trevës së Hasit, e cila ka talente të jashtëzakonshëm e sportistë të dalluar”, ka thënë ndër të tjera ministri.

Ndërkaq, udhëheqësit e klubit dhe futbollistët e mirëpritën zotimin e ministrit për të investuar në infrastrukturë në mënyrë që sportistët dhe të rinjtë hasjanë të kenë një vend të standardeve për të ushtruar e zhvilluar aktivitetet e tyre futbollistike.

Back to top button