Gjuajtje me armë në Malishevë, arrestohet një person

Rasti po hetohet

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në Bellanicë të Malishevës. Rastin e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. Ajo bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar, si dhe deklaroi se arma, municioni dhe automjeti i tij janë sekuestruar.

“Me datë 23.02.2020 rreth orës 20:05 , Stacioni policor në Malishevë është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bellanicë të komunës së Malishevës.Patrulla e policisë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë identifikuar personin e dyshuar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij kanë gjetur një armë automatike me dy karikator dhe municion. I dyshuari është arrestuar ,arma, municioni dhe automjeti i tij janë sekuestruar. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Malishevë në koordinim me prokurorin e shtetit.”, deklaroi Podrimaj./21Media

Back to top button