Gjuajtje me armë para pak minutave

Gjuajtje me armë para pak minutave

Rreth orës 21:00 në lagjën Tophane të Prishtinës, pas të shtënave me armë është lënduar një person.

Lajmin për rtv21.tv. e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 21:00 ,kemi pranuar informaten per te shtena me arme ne rrugen Lidhja e Prizrenit ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet policore te cilat kane hasur nje person te plagosur( ne kembë), i cili menjehere eshte derguar per tretman mjekesor.”, ka sqaruar Ahmeti.

“Aktualisht nga njesitet policore eshte duke u bere ekzaminimi i vendit te ngjarjes, nderkohe qe hetuesit policor jane duke punuar per identifikimin e personave te dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave qe lidhen me kete ngjarje.”, ka përfunduar Ahmeti deklaratën e saj./21Media