Rilindje me Besë e bojkotoi për të katërtën herë takimin

Rilindje me Besë e bojkotoi për të katërtën herë takimin

Kanë vazhduar takimet mes partive nënshkruese të deklaratës shqiptare. Takimi i sotëm ishte thirrur nga Kryetari i RDK-së Vesel Memedi. Lëvizja BESA qysh dje bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në këtë takim, ndërsa edhe Ziadin Sela nuk ishte i pranishëm. Përfaqësues i LR-PDSH-së ishte Ryrija Rushiti. Në takim erdhi Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Gëzim Ostreni nga Uniteti dhe Luan Tresi i PDSH-së.

Temë e diskutimit të pesë partive shqiptare ishte gjuha shqipe, çështja emrit dhe nënshkrimi i marrëveshjes Maqedoni – Bullgari. Nënshkruesit e deklaratës shqiptare, ranë dakord që gjuha shqipe të dërgohet në komisionin e Venedikut dhe paralelisht të votohet në Qeveri dhe në Kuvendë, por pa precizuar datë se kur do të votohet, shkruan TV21.TV

“Ramë dakord që ligji për përdorimin e gjuhëve të shkoj paralelisht edhe si vendim i qeverisë që do të jetë edhe pjesë përbërëse edhe e punimeve të kuvendit dhe paralelisht të njëjtën kohë të dërgohet në komisionin e Venedikut. Që sa më shpejtë që është e mundur të japin fidbek dhe të japin përgjigje nga këshillat e tyre juridike”, tha Vesel Memedi, deputet i RDK-së.

Për të katërtën herë me radhë Rilindja me Besë, nuk po ulët në tryezën e partive shqiptare.

Këtë herë deputeti Fadil Zendeli tha se vet personi që ka thirrur takimin devalvon deklaratën shqiptare.

“Ne nuk marrim pjesë në takimin e sotëm ngaqë mënyra se kush dhe si thirret ky takim e devalvojnë Platformën Shqiptare. Takimi i sotëm është në funksion të personit që e ka thirr të njëjtin, i cili person është në funksion të BDI-së. Kjo Platformë nuk duhet të keqpërdoret nga subjekte politike, për të hedhur pluhur syve, që për probleme të tyre, kur marrin qëndrimet të caktuara, ftojnë ketë tryezë që ti shprehin këto qëndrime”, u shpreh Fadil Zendeli, deputet i Rilindjes me Besë.

Javën tjetër kreu i Unitetit Gëzim Ostreni, pritet të thërras tryezën e partive shqiptare./21Media