Poezi nga Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda

Ndre Mjeda u lind në Shkodër më 20 nëntor 1866, në një familje të varfër, të ardhur nga fshati Mjedë.

Shkollën fillore e kreu në Shkodër, pastaj studimet e mesme dhe të larta teologjike i ndjeku në disa vende të Evropës. Fillimisht dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I dëbuar nga urdhri i jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe, ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur u lidh me lëvizjen patriotike.

Veprat e tij kryesore janë “Juvenilja”, “Liria”, “Lisus”, “Scodra”.

Ai vdiq në gusht të vitit 1937.

Gjuha Shqype

Përmbi za që lshon bylbyli, 
gjuha shqipe m’shungullon; 
përmbi er’ që jep zymbyli, 
pa da zemren ma ngushllon. 

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera, 
ku e shkoj jetën tash sa mot, 
veç për ty m’rreh zemra e mjera 
e prej mallit derdhi lot. 

Nji kto gjuhë që jam tue ndie, 
jan’ të bukra me themel 
por prap’ kjo, si diell pa hije, 
për mue t’tanave iu del. 

Ku n’breg t’Cemit rritet trimi 
me zbardh, Shqipe, zanin tand, 
e ku Drinit a burimi 
që shpërndahet kand e kand. 

Geg’ e tosk’, malsi, jallia 
jan’ nji komb, m’u da, s’duron; 
fund e maj’ nji a Shqipnia 
e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon. 

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime 
ndër kto vllazën shoq me shoq, 
kush e dan me flak’ e shkrime 
çka natyra vet’ përpoq. 

Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera 
si nj’bij’ kjo që pa prind mbet: 
për t’huej t’mbajshin dhenat tjera, 
s’t’kishte kush për motër t’vet. 

E njat tok’ që je tue gzue, 
e ke zan’ tash sa mij’ vjet, 
shqiptaria, që mbet mblue 
sot nën dhe, edhe shqip flet.