"Maqedonia e Veriut tashmë e siguroi vendin e saj në NATO"

“Maqedonia e Veriut tashmë e siguroi vendin e saj në NATO”

Maqedonia e Veriut e mësoi leksionin e të kaluarës dhe është reale që të merr satisfaksion nga bashkësia ndërkombëtare për hapjen e negociatave me BE-në, që pritet të ndodh këtë muaj, edhe përmes pranimit zyrtar në NATO. Këtë e porositi Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në pres konferencën e përbashkët me homologun e tij, Stevo Pendarovskin në Shkup, ku theksoi se janë dakorduar se është e patjetërsueshme që BE-ja të njoh momentin dhe përfundimisht këtë muaj të sjell vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, për shkak se nuk ka fuqi më të madhe lëvizëse për shtetet sesa euro integrimet.

“Është çështje kohe nëse kjo do të ndodhë në dhjetor apo dy muaj më vonë. Maqedonia e Veriut tashmë e siguroi vendin e saj në NATO dhe këtë e konsiderojmë shumë të rëndësishme për sigurinë e brendshme të vendit dhe për stabilitetin e rajonit. Nuk duhet të ketë hamendje për fillimin e negociatave me BE-në për shkak se mendojmë që tani është koha për dinamikë të re të procesit për zgjerim”, deklaroi Millo Gjukanoviq, President i Malit të Zi./21Media