Të flini më shumë se shtatë ose tetë orë gjumë, është e lidhur me rrezikun e vdekjes së parakohshme

Të flini më shumë se shtatë ose tetë orë gjumë, është e lidhur me rrezikun e vdekjes së parakohshme

Nga 74 studime që përfshijnë më shumë se tre milionë njerëz, kanë gjetur se ata që flinin për 10 orë, 30 për qind kanë më shumë gjasa për të vdekur para kohe se ata që flinin tetë orë.

Qëndrimi në shtrat për më shumë se 10 orë ishte gjithashtu i lidhur me një rritje të rrezikut të vdekjes nga goditja në zemër në 56%, dhe një rritje prej rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare prej 49%, transmeton rtv21.tv.

Cilësia e dobët e gjumit u shoqërua me një rritje prej 44% të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës, sipas studimit të publikuar në Journal of the American Heart Association.

Studiuesit thanë se studimi i tyre sugjeron se gjumi i parregullt mund të jetë “një shenjë e rrezikut të lartë kardiovaskular” dhe tha se mjekët duhet të bëjnë pyetje rreth procesit të gjumit gjatë konsultave.

Hulumtuesi udhëheqës Dr Chun Shing Kwok, i Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e “Keele University”, tha: “Gjumi i parregullt është një shenjë e rrezikut të lartë kardiovaskular dhe duhet të merret në konsideratë që të eksplorohen kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit gjatë konsultimeve të pacientëve.”

Studimi, i cili gjithashtu përfshiu hulumtuesit nga universitetet e Leeds, Mançester dhe Anglia Lindore, tha se kërkimi ishte i kufizuar pasi kohëzgjatja e gjumit ishte vetë-raportuar dhe se kushtet themelore mendore ose fizike mund të kenë ndikuar në “modelet ekstreme të gjumit”./21Media