Gratë janë në një rrezik pak më të lartë se burrat, pasi ato janë më të prira për pagjumësi

Gratë janë në një rrezik pak më të lartë se burrat, pasi ato janë më të prira për pagjumësi

Personat që nuk bëjnë gjumë të mirë, janë të ekspozuar ndaj mundësisë për t’u prekur nga sulmi në zemër dhe në tru.

Siç shkruan “Thesun”, ekspertët paralajmërojnë femrat se ato mund të jetë më të ekspozuara nga një rrezik i tillë, pasi ato janë më të prira për pagjumësi.

Studimit i janë nënshtruar 160,000 njerëz, ku janë gjetur lidhje të qarta në mes problemeve të gjumit dhe një sulmi në zemër, ose goditjes në tru.

Ekspertët thonë se rezultatet tregojnë se gjumi duhet të jetë prioritet si pjesë e një jete të shëndetshme, krahas ushtrimit dhe dietës.

Gratë janë në një rrezik pak më të lartë se burrat, pasi ato janë më të prira për pagjumësi, për shkak të dallimeve gjenetike, hormoneve seksuale dhe reagimit ndaj stresit.