Gjuriq në veri të Mitrovicës, protesta në Gjakovë

Gjuriq në Kosovë për Krishtlindje

I ashtuquajturi drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në prag të Krishtlindjes ortodokse do të qëndrojë sot në veri të Mitrovicës.

Gjuriq do të marrë pjesë në djegien e pemëve për Krishtlindje në portin e kishës Shën Dimitri në orën 16:00, sipas një deklarate të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë.

Për të njëjtën arsye, për shkak të Krishtlindjeve ortodokse, është paralajmëruar edhe ardhja e serbëve në Gjakovë.

Qytetarët e Gjakovës nga ora 08:30 do të mblidhen përpara Kishës ortodokse ku do të protestojnë kundër ardhjes së këtyre shtetasve serbë me arsyen se të njëjtit kanë kryer krime në këtë komunë./21Media

Back to top button