Refuzohen si të pa bazuara ankesat në rastin e  të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Refuzohen si të pa bazuara ankesat në rastin e  të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata e Apelit i ka refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës duke e konfirmuar aktakuzën në rastin e njohur si “Veteranët”.

Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Apeli përmes një komunikate njoftoi se e ka gjetur të drejtë vendimin e shkallës së parë në lidhej me këtë rast.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës së parë, ka vlerësuar dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme, se kundërshtimet janë të pabazuara dhe se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka prova të mjaftueshme, të pranueshme në aspektin procedural , për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, ndërsa tani nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të cilat mund të hedhet aktakuza”, thuhet në komunikatë.

Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Fadil Shurdhaj./21Media