Frroku dënohet me 6 vjet burg

Frroku dënohet me 6 vjet burg

Gjykata e Apelit në Shqipëri dënoi përfundimisht me 6 vjet burg ish-deputetin kristiandemokrat , Mark Frroku.

Në prill të vitit 2017, dhoma penale e Tiranës e dënoi Frrokun me 7 vjet e 5 muaj burg, për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Por pas ankimimit, apeli refuzoi pafajësinë, duke i ulur ish-deputetit vetëm 1.5 vjet.

Nga ana tjetër, në prill të këtij viti, Mark Frroku u shpall i pafajshëm për vrasjen e nje gruaje në Belgjikë, raporton Vizionplus.

Ankimim kundër pafajësisë për ketë vepër penale bëri dhe Prokuroria, por kërkesa u rrëzua.