Masë edukative ndaj të miturit për shkak të veprës penale sulmi

Masë edukative ndaj të miturit për shkak të veprës penale sulmi

Gjykata Themelore në Ferizaj, respektivisht Departamentit për të Mitur, sot shpalli aktvendim ndaj të miturit B.T, i cili sulmoi të pandehurën Z.S, teksa ajo ishte duke ecur.

I pandehuri do të dërgohet në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. I pandehuri/i mitur, më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gruaja fillimisht ishte raportuar se është një burrë “i maskuar” si grua dhe që rrëmben fëmijë, gjë që më pas u demantua nga Policia. Ajo ishte sulmuar fillimisht në Lipjan pastaj edhe në Ferizaj./21Media