Në seancën e fundit Stojan Pavleski u dënua me tri vjet burg

Në seancën e fundit Stojan Pavleski u dënua me tri vjet burg

Gjykata Penale në seancën e sotme do të shprehet lidhur me  dhunën e ushtruar ndaj deputetit Ziadin Sela 27 prillit të vitit të kaluar.

Prokurori Darko Jakimovski dhe avokatët e të akuzuarve duhet të thonë fjalët përfundimtare.

Në seancën e fundit Stojan Pavleski u dënua me tri vjet burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit e dy muaj burg. Në dënimin për këta të akuzuar llogaritet edhe koha që kanë kaluar në burg, ndërsa të dy duhet të paguajnë të gjitha harxhimet.

Për tentim-vrasjen e Selës, sipas aktit prokuror të akuzuar janë: Kire Georgievski, Oliver Oshakovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov, raporton TV21./21Media