Musliu ka folur për sfidat të cilat e presin Qeverinë Haradinaj

Musliu ka folur për sfidat të cilat e presin Qeverinë Haradinaj

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në “Click” të RTV21 ka folur për sfidat të cilat e presin Qeverinë Haradinaj e ku me theks të veçantë u ndal të Gjykata Speciale.

Musliu tha se tema e Gjykatës Speciale do të jetë tema e kryesore edhe gjatë këtyre muajve të fundit vitit 2017 dhe gjatë vititi 2018 ku siç tha Musliu gjatë vitit 2018 priten veprime konkrete të kësaj Gjykate, shkruan rtv21.tv

Musliu tha se Gjykata Speciale do të jetë barrë e Qeverisë Haradinaj sepse është një nga proceset që është konsideruar si më i dhimshmi kjo për shkak se si është krijuar dhe se si do të ndjekë dhe gjykoj kjo Gjykatë për shkak të mandatit të saj.

Ai në fund tha se Gjykata Speciale është në fazën ku është duke bërë hetimet finale dhe se pritet që të ketë veprime konkrete gjatë këtij vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm./21Media