Rrecaj: Përpjekjet për shfuqizimin e Speciales nuk ndikon në punën e kësaj gjykate

Rrecaj: Përpjekjet për shfuqizimin e Speciales nuk ndikon në punën e kësaj gjykate

Gjykata Speciale në Hagë në përgjigje për RTV 21 bëri të qartë se po vazhdon punën e saj për trajtimin e pretendimeve për përfshirjen e ish- pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte, pa dashur t’i komentojë zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë edhe nismën e një pjese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Gjatë ditës kryeparlamentari Kadri Veseli doli me qëndrim pro Gjykatës Speciale. Kritikoi iniciuesit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke vlerësuar se kanë bërë punë të pamenduar mirë./21Media