Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë

Gjykata aprovoi kërkesën e Prokurorisë

Gjykata e Mitrovicës ka aprovuar kerkesën e prokurorisë duke caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarit Salih Tahiri dhe Shkelzen Kajtazi. Një ditë më parë Prokuroria e Mitrovicës ka bërë kërkesë pranë gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve pas publikimit në media të një video-incizimi, ku pretendohet se dëgjohet Salih Tahiri dhe i dyshuari tjetër Shkelzen Kajtazi.Salih Tahiri është vëllai i kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ndërsa prokuroria e Mitrovicës ka njoftuar se gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur të martën ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji./kallxo