Gjykatës së Apelit i shtohen tre gjyqtarë

Në Gjykatën e Apelit sot filluan punën dy nga tre gjyqtarët e emëruar ditë më parë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Skender Çoçaj dhe Naime Ahmeti ju bashkuan Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës, njëri divizionit penal, e tjetra divizionit civil.
Ndërkaq, gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, do të nisë punën më 1 gusht 2022, për shkak se i duhet të përfundoj tri lëndë në proces në gjykatën prej nga vjen.
Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Valon Totaj, iu uroi mirëseardhje dhe iu garantojë se do të kenë mbështetjen e plotë të tij./21Media

Back to top button