Sipas Gashit sistemi i matjes performancës është i dështuar

Sipas Gashit sistemi i matjes performancës është i dështuar

Kreshnik Gashi nga BIRN sonte në emisionin Click propozoi që gjykatësit të cilët nuk e kanë kryer punën si duhet dhe kanë bërë gabime duhet të ekspozohen publikisht. Ai tha se sistemi i matjes së performancës në sitemin e drejtësisë është një prej komponentëve më të dështuara.

“Gjykatësi i cili nuk është vlerësu mirë, gjykatësi i cili ka bo gabime trashanike në punën e vet, ai definitivisht duhet me u ekspozu për me iu marr atij fytyra fillimisht, por edhe të tjerët me u eduku mos me bo gabime të njëjta.”, tha Gashi duke shtuar se nëse nuk u tregohet gjykatësve të tjerë për gabimet e kolegëve atëherë mund të dështojë procesi i vlerësimi.

Tutje Gashi kritikoi Prokurinë e Shteti, tha se nuk sheh reforma raste model të cilat munden të promovohen./21Media