Kampionati gjerman nga sezoni i ardhshëm do të ketë edhe një gjyqtare femër

Kampionati gjerman nga sezoni i ardhshëm do të ketë edhe një gjyqtare femër

Bibiana Steinhaus do të bëhet gjyqtarja e parë femër që do të drejtojë ndeshjet e Bundesligës, ka njoftuar Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB), duke e përfshirë atë në listën e gjyqtarëve për sezonin 2017/18.

“Kur mora lajmin nga kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Lutz Michael Frohlich, mbeta e shtangur”, ka thënë Steinhaus, për faqen DFB.

“Më është plotësuar ëndrra jetësore dhe ende nuk po mund ta besoj se një gjë e tillë ka ndodhur”, ka shtuar 38-vjeçarja.

Steinhaus, përveç referimit me profesion është edhe oficere e policisë.

http://rtv21.tv/gjyqtarja-e-pare-femer-ne-bundeslige/
Facebook Comment