Të gjitha balerinat janë mbi moshën 60 vjeçare

Të gjitha balerinat janë mbi moshën 60 vjeçare

Pasioni i madh për baletin bashkoi disa gjyshe në qytetin kinez Shenyang, për të formuar një grup baleti që quhet “Baleti i gjysheve”.

Gjyshet balerina formuan këtë grup pasi që dolën në pension, e këtë me qëllim të ndarjes së pasionit për këtë vallëzim. E veçanta tjetër e tyre është se asnjëra prej tyre nuk kanë praktikuar baletin më parë, shkruan rtv21.tv

Këto gra janë në dijeni që duhet të përpiqen më shumë se vajzat e reja të interpretojnë si duhet baletin, por ato kanë vullnet aq të madh për këtë vallëzim sa që kjo nuk u parqet sfidë aspak në arritjen e cakut.

Njëra prej këtyre balerinave është Zhu Yanhua. Ajo ka thënë se qëllimi i saj pse merret me balet pas të 60-ve është se ndihet e lumtur, sepse baleti në veçanti e bën të lumtur. Njëkohësisht, falë baletit, ato çdo herë janë në formë të mirë fizike, kanë më shumë besim në vete, si dhe janë më të disponuara kur shkojnë në shtëpi.

Gjyshet balerina, tashmë veç orëve të baletit, këtë vallëzim e interpretojnë edhe në ngjarje të ndryshme publike, duke ndarë lumturi e duke bindur njerëzit se vitet janë vetëm numra.

Kur vallëzova me grupin e baletit të gjysheve harrova se isha 97 vjeçe. U gëzova shumë që interpretova me to”, tha Liu Yujuan, e cila është anëtare e qendrës së pensionistëve në Shenyang.

E vërteta është se orët e baletit për këto të moshuara, ndikojnë edhe tek të moshuarit tjerë, që ata të ndihen më mirë.

Balerina Wang është 64 vjeçe. Ajo tha se do të vallëzojë derisa të ketë force.

E Wang përfundoi me një mesazh drejtuar personave të moshuar. Ajo u sugjeroi atyre që pa marrë parasysh çfarë moshe janë, nëse insistojnë të arrijnë një synim, do të përmbushin ëndrrën e tyre./21Media