88-vjeçarja nuk arriti t'i ndal lotët

88-vjeçarja nuk arriti t’i ndal lotët

Një grup i madh fëmijësh formuan një radhë për t’i thënë lamtumirë një gjysheje të ndershme, e cila kaloi vite duke i përshëndetur ata, derisa shkonin në shkollë.

Mediat e huaja raportojnë se  rreth 400 adoleshentë u mblodhën në lëndinën e Tinney Davidson më 25 prill për t’i thënë lamtumirë asaj, pasi mësuan se ajo po largohej nga shtëpia e saj në një shtëpi të pleqve në British Columbia, Kanada.

Të gjithë ata fëmijë që tashmë ishin studentët marshuan drejt shtëpisë së zonjës Davidson duke mbajtur buqeta me lule nga kz marshim 88-vjeçarja nuk arriti t’i ndal lotët.

Ajo tha për CBC se ishte “e tronditur” kur  hapi derën e shtëpisë dhe pa se kishte kaq shumë fëmijë që deshën t’i thoshin lamtumirë.

Davidson, këta fëmijë i kishte përshëndetur fëmijët me gëzim nga dritarja e saj, që kur ajo dhe burri i saj u vendosën në shtëpi më 2007. /21Media