Anjuan abuzohet nga gjyshja e tij

Anjuan abuzohet nga gjyshja e tij

Anjuan vdiq nga plagët e shumta dhe të forta që ka marrë.

Yisenya Flores, u akuzua për vrasjen e Anjuan M. Hare III pasi fillimisht pretendoi se ai ra nga shtrati, por më vonë pranoi se e goditi atë një ditë para vdekjes së tij, ka thënë policia.

Flores, e cila shihet në foto duke qarë, ishte akuzuar për rrezikim të fëmijëve dhe u tha policisë se Hare u hodh dhe ra nga dysheku mbi dysheme në shtëpinë e saj në Hilltop Village në Toledo.

Anjuan u dërgua menjëherë në spitalin ProMedica në Toledo aty ku edhe vdiq më vonë. Flores më vonë u akuzua për vrasje pasi mjekët i thanë policisë se dëmtimet e të riut nuk ishin në përputhje me një rënie nga shtrati.

Gjyshja kujdestare atëherë ka thënë që ajo kishte goditur Anjuan një ditë para vdekjes së tij, transmeton rtv21.tv.

Thuhet se Anjuan ka treguar shenja të Sindromës së Fëmijëve të Abuzuar që do të thotë se ai ka pasur abuzime në vazhdimësi dhe se ai po shërohej nga dëmtimet e vjetra.

Ajo u paraqit të premten në gjykatë, përballë akuzës së rrezikimit të fëmijëve përpara se të shtohej edhe akuza e vrasjes./21Media