Ndodhi në Kinë

Ndodhi në Kinë

Nëse mendimi se macja juaj është më e çmuar se gjithçka tjetër ju ka kapërcyer ndonjëherë në mendje, jemi pothuajse të sigurt që kjo video e kapur në Kinë mund t’ju bëjë të rishikoni përparësitë tuaja.

Megjithatë, shumica ndoshta nuk do të rrezikojnë fëmijën vetëm për sigurinë e maces.

Epo, kjo gjyshe ka përparësitë e saj në një rregull krejt tjetër, me sa duket. Kur zonja vuri re macen e saj që ishte një kat më poshtë, ideja më e mirë për shpëtimin e maces, që i erdhi në kokën e saj, me sa duket ishte të rrezikonte jetën e nipit të saj, transmeton rtv21.tv.

Kalimtarët e kanë xhiruar këtë ku tregon një gjyshe kineze kishte varur nipin e saj 7-vjeçar të quajtur Hao Hao në një litar nga ballkoni i katit 5 në një përpjekje të rrezikshme për të shpëtuar macen e saj që ishte ngecur./21Media