Gjysma e të rinjve gjermanë mbështesin Merkelin

Të rinjt gjermanë të cilët për herë të parin dalin në zgjedhje kanë thënë se do të votojnë për Merkelin

Pothuajse gjysma e votuesve gjermanë, të cilët për herë të parë dalin në zgjedhje, mbështesin kancelaren gjermane Angela Merkel, tregojnë të martën rezultatet e publikuara të anketës së Institutit Forsa, pesë muaj para zgjedhjeve në të cilat Merkel synon të fitojë edhe mandatin e katërt.

Në mesin e të gjithë votuesve potencialë, Merkel ka mbështetjen e 43 për qind, derisa kundërkandidati i saj Martin Schulz nga Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë, gëzon mbështetjen e 32 për qind të anketuarve, transmeton Reuters.

Back to top button