OBSH ka bërë thirrje që të forcohet lufta kundër sëmundjes

OBSH ka bërë thirrje që të forcohet lufta kundër sëmundjes

Malaria është sëmundje që vazhdon të prekë miliona njerëz çdo vit dhe rezulton në humbjen e rreth 400 mijë fëmijëve, kryesisht në Afrikë.

Arsyeja për një statistikë të tillë të zezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është ngecja në luftën kundër këtij infeksioni.

OBSH ka paralajmëruar se fondet po grumbullohen kundër sëmundjes dhe se një fëmijë vdes çdo dy minuta dhe se gjysma e popullsisë së botës është në rrezik të infektohet nga malaria.

Organizata Botërore u ka bërë thirrje vendeve donatore dhe qeverive të vendeve më të prekura nga kjo sëmundje e mbartur nga mushkonja që të forcojnë luftën kundër saj.

“Bota ka treguar që mund të bëhet përparim. Por përparimi është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme”, ka thënë eksperti i OBSH-së, Pedro Alonso.

Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i të sëmurëve nga malaria ka rënë nga 239 milionë në vitin 2010 në 214 milionë në vitin 2015.

“Numri i vdekjeve ka rënë nga 607,000 në vitin 2010 në 500,000 në vitin 2019″, ka shtuar Alonso.