Projekti do të përfundojë për 7 vjet

Projekti do të përfundojë për 7 vjet

Qendra e re Klinike Universitare që do të ndërtohet në Shkup do të kushtoj rreth 500 milionë euro. Paratë do të sigurohen prej linjës së bankave komerciale Erste Group, Raiffeisen Bank dhe Banka Unikredit, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë shumë nuk janë përfshirë ndërtimet infrastrukturore. Kjo pjesë do të mbulohet me para të buxhetit shtetëror.

Ndërtimi i objektit përfshin sipërfaqe prej 105 mijë m2 dhe do të realizohet në tre faza. Faza e parë do të mbaron për 3 vjet e gjysmë, ndërsa qytetarët në fillim do të mund të trajtohen në repartin për Kirurgji, trajtim intensiv, diagnostikë dhe sallat e operacioneve. Në fazën e dytë pacientët do të kenë qasje në repartin për Pediatri, Akusheri dhe Neunatologji. Kurse i tërë projekti sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe do të zgjasë shtatë vjet.

Në fillim të gushtit ne do ta fillojmë procedurën me dialog konkurrues, kjo do të thotë se në procedurën e tenderit do të përfshihet edhe projektimi, ndërtimi, pajisje, vendosje në funksion dhe trajnimi i personelit që duhet të punojë në objektin e ri. Mendojmë se këtë vjeshtë, institucionet të cilat duhet ta përgatisin infrastrukturën, në lidhje me energjinë elektrike, ujësjellësin, kanalizimin, gazin, pastaj infrastrukturën rrugore të fillojnë të punojnë dhe pas përfundimit të procedurës së tenderit, t’i vendosim edhe themelet”, deklaroi ministri.

Ministri i Shëndetësisë nuk dha informacione në lidhje me atë se kur do të merren mjetet financiare, sa ka afat për kthimin e të njëjtave dhe sa është norma e interesit. Për këto informacione, Filipçe tha të drejtohemi në Ministrinë e Financave.

E prej atje na thanë se “procedura është në vijim dhe në interes të së njëjtës nuk mund të japim detaje shtesë. Kur do të përfundoj procesi i evaluimit, në mënyrë më transparente do të informohet opinion”.

Deri sa të ndërtohet Qendra e re Klinike, qytetarët do të vazhdojnë të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”. Për të njëjtën, Filipçe ka premtuar se do ta rregullon çështjen e kaosit me parkimin dhe do të sanojë hapësirat të cilat janë në gjendje të keqe. Ngelet të vendoset nëse Klinika e tanishme do të largohet plotësisht, ose do të ngelen disa reparte, për t’i shërbyer qytetarëve që jetojnë në atë zonë./TV21