Haradinaj deklarohet rreth shpenzimeve për dreka të qeverisë

Haradinaj deklarohet rreth shpenzimeve për dreka të qeverisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj foli rreth shpenzimit të gjysmë milioni euro nga Qeveria Haradinaj për dreka. Haradinaj i mohoi kategorikisht këto akuza. Tha se asnjëherë nuk i ka shpenzuar paratë e Kosovës për dreka.

“Asnjë cent të Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka harxhuar për një drekë të veten. Asnjëherë. Drekë unë ha në zyre, një byrek, një diçka. Shteti ka obligime, pritje, palë, protokoll shtetëror, reprezentacion, pritje qysh i keni pa, sa i përket atyre, ato kanë ndodhë. Sa i përket mënyra se si i kanë dhënë stafi, po muj me i thanë popullit po nuk janë stafi jem. Ata i ka sjellë Hashimi prej kur ka qenë kryeministër. Janë që i ka sjellë Isa, e tjetër kush. Shumë të idhnum janë po ashtu me mu, se mendojnë që jam bë unë shkaktar që i kam qit në opozitë. Pra kam krijuar armiq brenda administratës një pjesë të tyre dhe marrë goditje të shumta. Nuk është e vërtetë. Kryeministria, kryeministri ka shpenzuar dreka e darka çka po thojnë ata. Shteti i Kosovës, reprezentacioni. Nuk ka dreka e darka Ramush Haradinaj”, tha Haradinaj.

Në media janë publikuar disa fatura që dëshmojnë se gjatë qeverisjes së Haradinajt janë shpenzuar 506.779.22 euro vetëm për dreka.

Kritika të shumta në adresë të kryeministrit në largim janë adresuar edhe nga qytetarë dhe shoqëria civile në vend./21Media