Kampionati anglez ka më së shumti futbollistë që vazhdojnë të jenë pjesë e Kampionatit Botëror

Kampionati anglez ka më së shumti futbollistë që vazhdojnë të jenë pjesë e Kampionatit Botëror

Teksa Botërori ka hyrë në fazën përfundimtare të tij, ku kanë mbetur edhe katër ekipe të cilat po luftojnë për finalen e 15 korrikut. Franca, Belgjika Kroacia dhe Anglia do të kërkojnë një vend për finalen e Luzhnikit.

Por një fakt i veçantë është se nga këto skuadra shumica prej tyre luajnë në Premier Ligën angleze.

Përveç ekipit të Anglisë të drejtuar nga Gareth Southgate, që është rikthyer në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas 28 vjetësh,shumë prej yjeve në skuadrat e tjera luajnë në kampionatin anglez.

Në katër kombëtaret që vijojnë të garojnë ende në Rusi, 40 lojtarë nga 92 në total luajnë në Premier Ligë, ose rreth 43% e totalit.

Një dominim absolut, në qoftë se ju mendoni se si La Liga dhe Ligue 1 ndjekin me vetëm nga 12 lojtarë secila, ndërsa Seria A ndalon në shtatë lojtarë.

Natyrisht, dominimi i Premier Ligës është kryesisht edhe për shkak të Anglisë në gjysmëfinale, teksa 23 lojtarët e “Tre Luanëve”, janë pjesë e elitës së futbollit anglez. Por, atyre, gjithashtu, u bashkohen 11 lojtarë nga Belgjika, pesë nga Franca dhe një nga Kroacia.