Glauk Konjufca pranon detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme

Pacolli i ka dorëzuar detyrën Konjufcës

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të postit të ministrit të jashtëm. Udhëheqësi i deritanishëm i kësaj ministrie, Behgjet Pacolli i ka dorëzuar detyrën ministrit të sapozgjedhur, Glauk Konjufca.

“Ndihem shumë i gëzuar që ndodhem në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ndihem shumë i nderuar që jam mirëpritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Më vjen mirë që kjo po ndodhë sot dhe jemi mirënjohës për punën e deritashme”, tha Konjufca pas pranimit të detyrës.

Dje Parlamenti i Kosovës ka votuar Qeverinë e re në krye me Albin Kurtin./21Media

Back to top button