Përveç zorrëve gluteni shkakton dhe shumë patologji tjera

Përveç zorrëve gluteni shkakton dhe shumë patologji tjera

Proteina e njohur si gluten, që ndodhet në miell-grurë, dëmton zorrët duke shkaktuar dhe shumë patologji tjera. Gluteni nuk tretet në ujë dhe gjendet në miell, thekër, elb, grurë, dhe në qindra ushqime industriale të përgatitur me këta përbërës.

Sistemi imunitar i trupit reagon ndaj kësaj proteine dhe shkakton dëme të mëdha në zorrë, duke u manifestuar me shumë simptome tjera .

Disa nga simptomat që shkaktohen nga gluteni janë era e keqe nga goja, sëmundje e mishit të dhëmbëve plagë në gojë, mishi i dhëmbëve i fryrë, plagë në gjuhë, smalti i dhëmbëve.

Studiuesit kanë prezantuar edhe disa simptoma që paraqiten tek femrat, si ndjeshmëri të gjirit, menopauza e hershme, aborte spontane të shpeshta, luhatje të nivelit hormonal, periudha të rënda, të dhimbshme të ciklit menstrual dhe infertilitet./21Media